Artistja e njohur kosovare dhe më gjerë, Magbule Xhemaili do të hap ekspozitë personale në Ulqin të titulluar “Kujtesa e një kohe” në të cilën kuratore do të jetë Mersiha Resulbegoviq Mavriq.
Siç ka bërë me dije vetë Xhemaili, ekspozita do të hapet sonte, e diel më 2 gusht 2026, me fillim në ora 20 e 30, në Muzeun Vendor – Qyteti i Vjetër – Kalaja, Ulqin. Mali i Zi.
Siç ka thënë ajo, ekspozita organizohet në kuadër të Skenës Verore të Ulqinit dhe do të qëndrojë e hapur nga 2 deri më 13 gusht 2026.
Kjo ekspozitë realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kosovës, Qendrës për Kulturë – Ulqin dhe Komunës së Ulqinit. /kryelajmi.com/.




