FERIZAJ VAZHDON I PAMPOSHTUR, KAMPIONI NUK NDALET
———
SUPERLIGA A – MESHKUJT | XHIRO 6
DRITA 1-3 FERIZAJ
26:28, 27:25, 16:25, 22:25
Ferizaj vazhdon me bilanc të përsosur në Superligën A, duke e mposhtur Dritën në udhëtim me rezultat 3-1 dhe duke konfirmuar edhe një herë ambiciet për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Dy setet e para sollën rivalitet të madh mes skuadrave.
Ferizaj fitoi setin e parë 28:26, ndërsa Drita reagoi në të dytin, duke triumfuar 27:25.
Megjithatë, kampionët në fuqi e morën kontrollin e ndeshjes në setin e tretë, të cilin e fituan 25:16, për ta mbyllur përballjen me 25:22 në setin e katërt.
Pas gjashtë ndeshjeve, Ferizaj vazhdon me rekord 100 për qind, duke mbetur skuadra e vetme e pamposhtur në elitë.
Në anën tjetër, Drita pëson humbjen e katërt në gjashtë ndeshje dhe mbetet me shtatë pikë, në pjesën e poshtme të tabelës.





