Gjilan

Iu dha lamtumira e fundit patriotit të devotshëm të çështjes kombëtare, Adem Islami

Sot, me një mbledhje komemorative, në teatrin e qytetit te Gjilanit, iu dha lamtumira e fundit atdhetarit dhe bashkëveprimtarit, Adem Islamit.
Ademi ishte nga të rrallët që tërë angazhimin e tij jetësor e bëri në shërbim të atdheut, pa kërkaur asgjë prej tij.
Madje, ishte nga ata të rrallët që vetëm veprat iu flasin.
Që në rininë e tij, iu bashkua lëvizjes ilegale në Zvicër të cilën e udhëhiqte Kadri Zeka me shokë.
Kushdo që e ka njohur Ademin, ka vërejtur dashurinë për atdheun, humanizmin, fisnikërinë e shqiptarit idealist të përcaktuar për liri.
Nga njerëz si Ademi që nuk pushuan kurrë, lindi rezistenca e armatosur me rreshtin e ushtrisë më të lavdishme kombëtare, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot, Ademin e përcollëm me nderime, familja, bashkëveprimtarët e qytetarë të shumtë.
Lavdi jetës dhe veprës së patriotit,
Adem Islami!

You Might Also Like