Në ambientet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” është promovuar libri I autores së re, pesëmbëdhjetëvjeçares Someja Muji, ne titull “Të besosh në mrekulli”.
Someja Muji është nxënëse e klasës së dhjetë në këtë shkollë, kurse në promovimin e librit të parë të saj kanë marrë pjesë bashkëmoshatarë të saj, profesorë e prindër.
Profesori I Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Tahir Arifi, I cili ishte edhe moderator I kësaj ngjarje kulturore, ka vlerësuar lart si anën artistike të këtij libri, të shkruar në formë esesh, ashtu edhe guximin që ka marrë kjo letrare e re, duke e inkurajuar atë që të vazhdojë me shkrime.
Me një vështrim për këtë libër është paraqitur edhe prfesoresha e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, Bukurie Aliu – Sylejmani, e cila e ka vlerësuar lart Somejën si nxënëse, por edhe si krijuese e re. Bukurije Aliu – Sylejmani, ka vlersuar lart shkrimet e Somejës, gjuhën e pastër dhe letrare të saj, sikurse edhe mbarështrimin e tekstit.
Zahide Arifi, psikologe në Shkollën e Mesme të Ultë “Ibrahim Uruqi” në Bresalc, gjithnjë ishte në mbështetje të autores së re, Someja Muji dhe ka shtuar se shkolla e saj, ku ajo ka mësuar në fillore ka humbur një nxënëse të mirë, kurse gjimnazi dhe qyteti I Gjilanit kanë fituar një krijuese të re dhe me të ardhme të ndritur, të cilën duhet mbështetur edhe në krijimet e saja të ardhshme.
Dr. sc. Agim Asllani, zëvendësdrejtor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, ka theksuar se ky organizim është bërë falë Zyrës për Këshillim në Karrierë, drejtorisë së shkollës dhe mësimdhënësve dhe ky libër I kësaj autoreje të re, vije si dhuratë në vigjilje të Ditës së Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” që shënohet më 25 tetor. Ai ka përgëzuar Somejën dhe bashkëmoshatarët e saj për këtë të arritur.
Gjatë promovimit, nxënësja Alejna Baftijari ka deklamuar një fragment nga teksti “Synimet tuaja janë fati yt”, nxënësja Liberta Aliu deklamoi fragmente nga teksti “Motivohu”, kurse edhe profesori Tahir Arifi ka shkoqitur pjesë nga libri I kësaj autoreje të re.
Someja Muji, ka falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar dhe e kanë përkrahur në krijimin dhe promovimin e këtij libri të parë të saj, duke u zotuar se nuk do të ndalet dhe se prej saj priten edhe krijime të reja./kryelajmi.com/.





