Futboll

Gjilani barazon me ekipën nga Liga e Parë

Gjilani përsëri nuk di për fitore as në miqësoren e sotme. Ekipi i Currit u ndesh ndaj Prishtinës së Re, ekip që sezonin që po fillon do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Ndeshja përfundoi 1-1, ku golin e vetëm për të kuqët e qytetit tonë e shënoi Elton Isufi. Kjo ishte ndeshja e fundit e Gjilanit para fillimit të sezonës në Albi Mall Superliga. Në ndeshjen e parë, Gjilani do të udhëtojë në Drenas që të ndeshet me Feronikelin.

You Might Also Like