KF Vllaznia Pozheran ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Përparim Livoreka
Klubi Futbollistik Vllaznia Pozheran ka njoftuar zyrtarisht se, me marrëveshje të dyanshme, ka ndërprerë bashkëpunimin me kryetrajnerin Përparim Livoreka.
Në njoftimin e klubit thuhet se KF Vllaznia Pozheran e falënderon Livorekën për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke i uruar suksese në projektet e tij të ardhshme.
Ndërkohë, klubi ka bërë të ditur se për emërimin e trajnerit të ri do të informojë opinionin sportiv në ditët në vazhdim. Aziz Zuka




