Sportet me dorë

Zhegranët më të mirët në hendboll në sportin shkollor

Në komunën e Gjilanit janë mbajtur garat komunale në kuadër të sportit shkollor, ngjarje sportive kjo që është zhvilluar në fushën të SHFMU ,,Musa Zajmi”.

Te garat e filloristëve në këtë sport pati ekipe në të dy konkurrencat, meshkuj e femra dhe në to u paraqitën:

SHFMU ,,Agim Ramadani” – Zheger – meshkuj e femra, SHFMU ,,Esat Berisha” Llashticë – meshkuj dhe SHFMU ,,Musa Zajmi” Gjilan – meshkuj dhe femra.

Rezultatet ishin këto:

Djem

Vendi i parë : SHFMU ,,Agim Ramadani”

Vendi i dytë:SHFMU ,,Musa Zajmi”

Vajza

Vendi i parë: SHFMU ,,Agim Ramadani”

Vendi i dytë: SHFMU ,,Musa Zajmi” Gjilan

Vendi i tretë: SHFMU ,,Esat Berisha” Llashticë

Fituesit do ta përfaqësojnë komunën e Gjilanit në garat rajonale.

You Might Also Like