DRITA REGJISTRON FITOREN E PARË, FORCA VAZHDON NË KËRKIM TË PIKËVE TË PARA!
———
SUPERLIGA A – MESHKUJT | XHIRO 3
FORCA 0-3 DRITA
15:25, 19:25, 21:25
Drita ka regjistruar fitoren e parë në edicionin 2026/27 të Superligës A në volejboll për meshkuj, duke triumfuar bindshëm ndaj Forcës me rezultat 0-3, në ndeshjen e zhvilluar në Kamenicë.
Skuadra gjilanase e kontrolloi ndeshjen, duke fituar setin e parë me rezultat 25:15.
Drita vazhdoi me lojë të sigurt edhe në setin e dytë, të cilin e fitoi 25:19, ndërsa në setin e tretë vulosi triumfin me rezultat 25:21.
Kjo është fitorja e parë e Dritës në këtë edicion, ndërsa Forca, debutuese në elitën e volejbollit kosovar, vazhdon të jetë në kërkim të pikëve të para pas tri xhirove të zhvilluara.
#FVK #SuperligaA #Meshkujt #Drita #Forca #Volejboll #Sezoni2026_27





