Muzikë

DY ÇMIME TË MËDHA PËR AKV “GJILANI” 

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” triumfoi në edicionin e 32-të të festivalit mbarëkombëtar “Oda Dibrane”, të mbajtur në Dibër dhe Peshkopi, duke rrëmbyer vendin e parë mes shumë ansambleve pjesëmarrëse!
Suksesi i Ansamblit “Gjilani” u kurorëzua edhe me një tjetër vlerësim të veçantë: çmimin “Instrumentalisti më i mirë”, të cilin e fitoi Emrush Demiri!
Me interpretim të shkëlqyer, valle e lojëra popullore, AKV “Gjilani” përfaqësoi me dinjitet kulturën dhe traditat tona kombëtare, duke dëshmuar edhe një herë vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.
Urime gjithë ansamblit për këtë sukses të merituar dhe Emrush Demirit për çmimin e fituar! Krenarë me Gjilanin!

You Might Also Like