Futboll

Gjilani – Prishtina zhvillohet të shtunën, Drita – Trepça ’89 të dielën

Dy ekipet gjilanase, Gjilani dhe Drita, ndeshjet e xhiros së 28 të Superligës së Kosovës në Futboll do t’i zhvillojnë si vendës. Kështu, Gjilani që po lufton për t’i ikur barazhit ka një sfidë shumë të vështirë në ballfaqim me Prishtinën që po lufton për titull të kampionit.

Sipas një njoftimi nga SC Gjilani kjo ndeshje do të luhet të shtunën me fillim në ora 15.

 

Një ditë më vonë, të dielën do të zhvillohet ndeshja tjetër në të njëjtin stadium në mes të Dritës dhe Trepçës ’89. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim në ora 14 e 45 minuta.

You Might Also Like