Futboll

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Vushtrria – Drita

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes Vushtrria – Drita, e cila po luhet në Hajvali. Ka qenë kjo një pjesë e parë monotone, pa shumë raste e me gabime të shumta, në të cilën raste më të mira për të shënuar pati ekipi i Dritës. Shkaku i disa zhvillimeve në publik, ndeshja në fund është shtyrë për 13 minuta, por gola nuk pati.

Rastin më të mirë në këtë pjesë të parë e pati Igball Jashari në minutën e 15 të shtesës, por nga një pozitë ballore në vend që të qëllojë portën e zbraztë gjuajti mbi të. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like