Ramiz Sadiku ka triumfuar përballë Vllaznisë së Pozheranit në ndeshjen e vetme të javës së 14-të në Ligën e Parë të zhvilluar këtë të shtunë, raporton Gazetasheshi.com.
‘Ndërimtarët’ triumfuan me rezultat të pastër 2-0 për të marrë kështu një fitore tejet të vlefshme në luftë për ekzistencë.
Me këtë triumf kryeqytetasit tashmë ngriten në kuotën e 14 pikëve, por mbeten në pozitën e 14-të.
Ndërkohë, Vllaznia e Pozheranit mbetet në vendin e 13-të me 16 pikë.