Për të Premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite pritet të arrijë një sistem vranësirash nga pjesa veriore e vendit, duke gjeneruar reshje të pakta shiu e bore, të cilat deri në mbrëmje pritet e gjitha të shndërrohet në borë, me përjashtim për ndonjë zonë të caktuar në Rrafshin e Dukagjinit.Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h!Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme në vlerat maksimale, ku minimalet do të lëvizin prej -9 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C. Gjatë pasditës pritet ulje e shpejtë e temperaturave.
By Liridon Krasniqi
View all articles by Liridon Krasniqi
You Might Also Like
-
Apelon Bejtullah Osmani, drejtor i MPSH: Mos ndizni zjarre fushore dhe zjarre të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm
-
Kryetari Hyseni nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me OJQ “Advancing Together” për renovimin e parkut afër stadiumit ndihmës
-
Gjilani nis ndërtimin e trotuareve në lagjen Dardania, kosto afro gjysmë milioni euro
-
Ka ndërruar jetë Shaip Zeka, vëllai i heroit të kombit, Kadri Zeka



