Kryendeshja ndërmjet Dritës dhe Gjilanit, e cila i përket xhiros së 24-të të Viva Fresh Superligës së Kosovës në futboll do të luhet këtë të enjte në Stadiumin e Qytetit në Gjilan. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga klubi mikpritës, FC Drita.
Në këtë ndeshje klubi bardh e kaltër hynë pas humbjes që ka pësuar nga Drenica në Skenderaj, derisa Gjilani ka shënuar fitore në ballafaqim me Ulpianën nga Lipjani. Pas 23 xhirove të zhvilluara, Gjilani është në pozitën e dytë me 46 pikë të tubuara, dy më pak se Ballkani i Suharekës, derisa Drita është në pozitën e tretë me 41 pikë të tubuara, pesë më pak se Gjilani dhe 7 më pak se Ballkani që është lider.
Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet të enjten më 10 mars 2022, me fillim në ora 13.