Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit është ngjitur në majën Everest BC, në lartësinë 5364, vend në të cilin ka shpalosur flamurin e Policisë së Kosovës, shkruan kryelajmi.com
Ai pasi është ngjitur në këtë maje këtë mund e sakrificë të tijën ia ka kushtuar dy kolegëve të tij të rënë në detyrë, ish-policëve Lazim Rexhepi dhe Enver Zymberi, por edhe policëve të tjerë.
Togeri Ismet Hashani, në profilin e tij në facebook ka shkruar:
“Me krenari dhe pietet të lartë, ngjitjen në majën Everest BC, në lartësi 5364 m, ua kushtoj kolegëve të rënë në detyrë, si Lazim Rexhepi, Enver Zymeri dhe të gjithë të tjerëve”.
Kryelajmi.com