Ekonomi

Ekonomia e Gjilanit, më e dobëta në Kosovë

Agjencia e Statistikave, ka publikuar një statistikë ku bërë një eksperiment rreth ekonomisë së komunave të Kosovës shkruan Radio Star.

Ajo që bie në sy është ekonomia e qytetit të Gjilanit, i cil ka ekonominë më të dobët në Kosovë, kurse ajo që prinë për ekonominë më të mirë është kryeqyteti i Kosovës, Prishtina.

Ku gjendet dhe ku gjenerohet bereqeti dhe ekonomia e Kosovës? Ndoshta është hera e parë që kemi qasje në shifra të Bruto Produktit Vendor (BPV/GDP) në nivel rajonal. Zakonisht e kemi shifrën për ekonominë e Kosovës, por tash Agjencia e Statistikave ka bërë një publikim (eksperimental), ku ka publikuar të dhënat e statistikave të BPV rajonale, sipas modelit statistikor NUTS III (BE). Siç shihet, rreth 50% e ekonomisë është e koncentruar vetëm në rajonin e Prishtinës! Ndërsa rajonet e Gjilanit dhe Mitrovicës kanë BPV më të ulët vetëm rreth 7% të totalit kosovarë. Këto të dhëna gjithashtu edhe demonstrojnë nevojën për politika më të avancuara të zhvillimit rajonal, ku shpërndahet mirëqenia dhe ekonomia më racionalisht dhe ku ekonomia, bizneset, punësimet arrijnë me një baraspeshë në të gjithë vendin. Këtë grafikon e zhvillova enkas sot që të kemi një pamje vizuale të gjendjes ekonomike nëpër rajonet e Kosovës. Prishtinë: €3,953 milion/49.7% Prizren: €905 milion/11.4% Pejë: €673 milion/8.5% Ferizaj: €667 milion/8.4% Gjakovë: €618 milion/7.8% Mitrovicë: €576 milion/7.2% Gjilan: €565 milion/7.1% Total: €7,957milion/100%.

You Might Also Like