ARSIMI

Avni Rudaku, merr titullin doktor i sociologjisë

Avni Rudaku, profesor, pedagog, sociolog e opinionist i njohur gjilanas, këtë të premte ka mbrojtur tezën e doktoratës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ka marrë titullin shkencor doktor i Sociologjisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë Avni Rudaku, i cili në faqen e tij në facebook ka shkruar:

Sot mora titullin Doktor i Sociologjisë, nën udhëheqjen e mentorit, akademikut Anton Kolë Berishaj, ish-rektor i UP-së. Doktorimi më shumë se gradim, është përgjegjësi, zhvillim i mëtejshëm i pasionit për shkencë dhe një rrugëtim i ri nga asistent në profesor universitar. Gjithmonë iu kam frikësuar gradave, nga pesha e përgjegjësisë që mban mbi supe, por këtë frikë e kam tejkaluar me shumë punë të pandalshme, me lexim sistematik, me shkrim e hulumtim rigoroz, duke shqyrtuar literaturë vendore e ndërkombëtare, shumë vizita në terren, shumë grumbullime të dhënash primare nga vetë subjekti hulumtues e të dhënat dytësore nga agjensione kredibile vendore e ndërkombëtare. Gjatë zhvillimit të punimit – duke mos punuar vetëm nga zyra, por më shumë duke dalë në terren, kam njohur shumë persona e zyrtarë, jam kënaqur për çdo fakt të ri që e kam mësuar dhe e kam shijuar kërkimin. Jam kënaqur në zbatimin e pyetësorit me qindra respodentë, me intervista të thella në zyra në tërë Kosovën, me fokus grupe e me studime rastesh të veçanta, duke njohur jetëshkrime njerëzish me shumë sfida. Falënderoj nga zemra nënën time, e cila ndonëse me 4 vjet shkollim dhe është 70 vjeç, ajo kurrë nuk është ndalur së motivuari për shkollimim tim deri në “Dr.”. Gjatë rrugëtimit, kam pasur shumë vështirësi deri në një kohë të studimeve, ku gjyshi im punonte dhe hapte puse për ujë të pijshëm e na mbante gjallë, ngase babai im në sektorin e ndërtimtarisë na la herët, kur isha 2 vjeç, iku në amshim, duke ia dedikuar doktoratën edhe atyre në jetën e përtejme. Gjatë kohës kisha vështirësi dhe falemshëndet vëllait tim, Nesretit e Selamiut, që më dërgonin mjete financiare për shkollim në baçelor të dy fakulteteve njëkohësisht, pa ndihmën e të cilëve, nuk do të mund të bëhesha qe disa vjet, i pavarur financiarisht. Nuk harroj asnjëherë dy zyrtarët më të përgjegjshëm të Zyrave për Kthim dhe Komunitete, në Gjakovë e Pejë, Shefqetin dhe Armendin. Sot jam i gëzuar, jo ore, i lumtur!

 

 

 

You Might Also Like