Futboll

Salifu Ibrahim është lojtar i ri i Dritës

FC Drita ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e lojtarit më të ri, ganianin Salifu Ibrahim. Mesfushori 24-vjeçar, i cili ka kaluar tre vite në Premierligën e Ganës me ekipin Hearts Of Oak, tani do të jetë pjesë e skuadrës tonë deri në vitin 2027.

Salifu Ibrahim konsiderohet si një ndër lojtarët më premtues në Gana dhe është shpallur Lojtari i Vitit në Premierligën e Ganës për sezonin 2020/21. Pas përfundimit të dokumentacionit të nevojshëm, Salifu është bashkuar menjëherë me ekipin tonë dhe është gati të japë kontributin e tij në arritjen e objektivave të FC Drita.

Presidenti i klubit, Fadil Ramadani, u shpreh i entuziazmuar për këtë transferim: “Jemi shumë të lumtur që kemi nënshkruar me një lojtar të kalibrit të Salifu

Ibrahim. Ai do të sjellë shumë energji dhe talent në mesfushën tonë. Presim që ai të kontribuojë ndjeshëm në sukseset e klubit tonë.”

Me këtë nënshkrim, FC Drita synon të forcojë skuadrën dhe të vazhdojë të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonet e ardhshme.

You Might Also Like