Ka ndërruar jetë veterani Xhemajl Xhemajli, profesor i historisë, i cili për dekada të tëra ka punuar në arsimimin e mesëm dhe në Fakultetin e Historisë dhe të Edukatës Qytetare.
Xhemajl Xhemajli ishte dhe një atdhetar i shquar dhe udhëheqës politik sidomos gjatë viteve të nëntëmbëdhjetë dhe pas çlirimit të vendit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë i biri Madhërimi, i cili ka shkruar:
Njoftim mortor.
Lamtumirë baba i dashur!
Bashkëshort i denjë, baba i përkushtuar, gjysh i dashur dhe njeri me vlera të larta njerëzore e profesionale.
Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Mr. Sc. Xhemajl Xhemajlit, një intelektuali të çmuar, profesori të respektuar dhe njeriu që la gjurmë përmes veprimtarisë së tij kombëtare, politike dhe edukative.
Përtej kontributit të tij, do ta kujtojmë gjithmonë për mirësinë, dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe përkushtimin që të na mbante të bashkuar dhe njëherit besnikërinë ndaj vendit, shokëve, duke na mësuar me shembullin e tij vlerën e familjes dhe të respektit për njëri-tjetrin.
Do të na mungosh shumë, por vlerat dhe kujtimi yt do të jetojnë gjithmonë mes nesh. Shpirti yt i bardhë pushoftë i qetë në paqen e lartësuar!
Besoj që një ditë do të shihemi në botën tjetër!
Vendi i varrimit në fshatin e lindjes Pogragjë me Ikindi, e martë, kurse ngushëllimet mbahen te restaurant Parajsa, nga dita e mëkurë, e enjte dhe e premte.





