Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Vitisë njofton të gjithë fermerët e interesuar se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka shpallur THIRRJEN PËR APLIKIM për Programin e Pagesave Direkte për vitin 2026.
Sektorët e blegtorisë dhe të lashtave që do të mbështeten përmes këtij programi janë:
Pagesa Direkte për qumësht/litër sipas kategorive të cilësisë;
Pagesa Direkte për viçat për majmëri;
Pagesa Direkte për akuakulturë;
Pagesa Direkte për zogj për majmëri (brojlerët);
Pagesa Direkte – Subvencionimi për sasi-kg të grurit të dorëzuar.
Periudha e Aplikimit:
Afati i aplikimit fillon nga data 03.08.2026 dhe mbaron me datë 03.09.2026 ora 16:00.
Ftohen të gjithë fermerët që plotësojnë kriteret që të aplikojnë brenda afatit të paraparë. Për detaje shtesë rreth kritereve, dokumentacionit të nevojshëm dhe procedurave të aplikimit, fermerët mund të informohen:
Në zyrat e Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti.
Në uebfaqen zyrtare të MBPZHR-së dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.
Drejtoria për Bujqësi mbetet e përkushtuar në mbështetjen e vazhdueshme të fermerëve tanë për zhvillimin e qëndrueshëm rural.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural
Komuna e Vitisë Aziz Zuka





