ARSIMI

Është pensionuar Fehmi Sherifi, profesor i Kulturës Fizke dhe Sportit

URIME DITA E LINDJES DHE PENSIONIMI,
PROFESOR FEHMI SHERIFI!
Sot shënohet një kapitull i ri në jetën e profesorit të nderuar Fehmi Sherifi, i cili pas shumë vitesh përkushtimi, pune dhe kontributi në arsim dhe sport shkollor, përmbyll rrugëtimin e tij profesional me plot suksese dhe kujtime të paharruara.
Prof. Fehmi Sherifi do të kujtohet për angazhimin e tij të palodhshëm, përkushtimin ndaj nxënësve dhe sukseset e shumta të arritura në garat shkollore, nga niveli komunal deri në atë republikan.
Përtej rezultateve sportive, kontributi i tij ka qenë i rëndësishëm në edukimin e gjeneratave të reja, në kultivimin e frymës sportive, disiplinës, bashkëpunimit dhe respektit për garën e ndershme.
Pensionimi nuk është fundi i një rrugëtimi, por fillimi i një kapitulli të ri, pas një karriere të pasur me vlera, përvojë dhe suksese.
Në emër të Sportit Shkollor të Gjilanit, i shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë të sinqertë për gjithë kontributin e dhënë ndër vite.
I nderuar profesor, ju urojmë shëndet të mirë, lumturi, qetësi dhe shumë momente të bukura pranë familjes dhe njerëzve tuaj të dashur!
Faleminderit për gjithçka që keni dhënë për arsimin dhe sportin shkollor!
Me respekt,
Afrim Selimi

You Might Also Like