Futboll

KF Kika zyrtarizon largimin e Sallah Sherifit

Njoftim për mediat dhe publikun

Klubi i Futbollit Kika njofton se pas humbjes së djeshme ndaj Ramiz Sadikut, trajneri  Sallah Sherifi, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si trajner i ekipit të parë.

Klubi  ka aprovuar kërkesen e tijë për dorëheqje.

Sherifi ka shfaqur përkushtim dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm gjatë kohës së tij në klub, dhe për këtë jemi thellësisht mirënjohës.
Ne vlerësojmë kontributin e tij në zhvillimin e ekipit dhe mbështetjen e tij ndaj lojtarëve dhe stafit.

KF Kika i uron z. Sherifi suksese të mëtejshme në karrierën e tij dhe e falënderon për angazhimin dhe përpjekjet e tij në drejtimin e klubit.

Klubi është duke shqyrtuar opsionet për trajnerin e ri dhe do të informojë publikun në kohën e duhur për hapat e ardhshëm.

You Might Also Like