Ekonomi

Model i një afaristi modest, human, vizionar e praktik

Model i një afaristi modest, human, vizionar e praktik

Jo vetëm klientët, por edhe qytetarët e rëndomtë shpesh herë shikojnë me habi, kur kuptojnë realitetin se filani është shef i kësaj ndërmarrje.
Dhe kjo ndodh për të vetmin fakt, se Bashkim Halili, është personalitet i thjeshtë e modest, i qetë, i çiltër, konstruktiv e me pozitivitet mahnitës.
I urtë, i sjellshëm dhe me veshje të thjeshtë, pa komplekse për te vrapuar drejt gardërobës me firmato.
Me sjelljet e tij edukative ka krijuar imazh të një afaristi model për nga veprimet dhe qëndrimet e tij, në raport me qytetarin dhe klasën punëtore.
Nuk mund ta gjesh asnjë punëtor të vetëm, që mund të thotë një fjalë te keqe për të, meqë ai i vlerëson dhe çmon tepër shumë punëtorët dhe gjithnjë është në krah me ta në çfarëdo situate.
Në punë, por edhe në jetë, nuk mund ta dallosh nga punëtorët tjerë fizik, ngase nuk heziton të punojë kudo që kërkohet nevoja, pavarësisht se ai është pronari i biznesit.
Bashkimi, përveç që i trajton tepër mirë punëtorët, ai njihet edhe si njeri human, duke ju dalë shpesh herë në ndihmë punëtorëve me kushte të rënda ekonomike.
Për shkak të modestisë së tij, nuk e ka pranuar, por të tjerët kanë treguar se ai ua ka siguruar dy familjeve me nevojë banimin e përhershëm.
Këtë e ka bërë jo për tu lavdëruar, po nga dhembshuria që i ka parë ato familje duke jetuar në kushte të rënda dhe nga shpirti i bardhë i tij.
Ai ka përkrahur dhe financuar nisma e projekte të ndryshme edhe në sfera tjera jetësore.
Bashkim Halili është afarist i dalluar që nga paslufta, udhëheqë biznesin e tij “Fundamenti”, që numëron 40 punëtorë.
Ka mbaruar në afat të rregullt Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.
Profesionalizmi dhe korrektësia në punë kanë ndikuar që produktet e tij të shkojnë përtej Kosovës, e më së shumti në Zvicër dhe Gjermani.
Bashkimi njihet njeri i sinqertë, serioz e profesional, humanist e veprimtar.
Asnjëherë nuk e ka kthyer mbrapa dike, që i ka trokitur në derë për ndonjë ndihmë, çfarëdo qoftë. Ka ndihmuar edhe më parë, ndihmon vazhdimisht, por pa zë, në heshtje, duke mos e ditur as ato familje në nevojë, se nga vijnë ato ndihma.
Bashkimiit kurrë nuk i mungon angazhimi, përkushtimi, kujdesi, trajtimi, dëshira, vullneti, besimi, korrektësia, kompaktësia dhe disiplina në punë dhe jetë.
Po e ndërton identitetin e tij human dhe të pa zëshëm, solidar, model i një afaristi jo mendjemadh, vizionar e praktik.
Pa asnjë dyshim ai po radhitet në mesin e humanistëve të rrallë të kësaj treve, që asnjëherë nuk e qet në pah veten e parë, por qëllimin e mirë human dhe njerëzor për të mirën e të gjithëve.

You Might Also Like