Sukseset e saja nuk kanë të ndalur. Pingpongistja e re Lenë Osmani në çdo garë që merr pjesë ia del që të vjelë medalje, andaj me plotë të drejtë ajo deri më tashti disa herë është zgjedhur në mesin e sportisteve më të mira jo vetëm në Gjilan, por edhe në nivel vendi.
Së fundi, gjatë javës së kaluar Federata e Pingpongut të Kosovës ka përzgjedhur më të mirët për vitin që e lamë pas e në këtë përzgjedhje nuk mund të mos kishte vend për vajzën e artë nga Gjilani, Lenë Osmani, e cila u zgjodh sportiste e vitit në kategorinë U-19.
Ndryshe kjo ngjarje e madhe e sportit është mbajtur në Hotelim „Metropol“ në Ferizaj, ku organizatorët Lenë Osmanin e kanë vlerësuar jo vetëm si pingpongiste e dalluar, ndër më të mirat në Kosovë, por edhe si shumë korrekte në lojë, sportiste me një kulturë të lartë e me sjellje shembullore.
„Kjo mirënjohje është një motiv shtesë për mua që të vazhdojë të punojë edhe më shumë, që të rris cilësitë e mija e të arsyetojë besimin që më është dhënë“, thekson Lenë Osmani, e cila krah vetit ka prindin, i cili njëherit është edhe trajneri i saj, Feat Osmani. Për këtë vashë edhe më shumë do të flitet në të ardhmen, ngase me punën që po bënë ajo do të ngjitet drejt majave të pingpongut jo vetëm kosovarë, por edhe më gjerë. /kryelajmi.com/.