ARSIMI

Aktivitet i dobishëm për mbrojtjen e mjedisit

Shkruan: Erisa Toski, nxënëse

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit, Organizata Demokraci Plus, e cila është mbështetur Konrad Adenauer Stiftung me nxënësit e paraleles XI-3 ka mbajtur një aktivitet senzibilizues, i cili për qëllim kishte vetëdijesimin e të rinjve për ambientin, i cili na rrethon dhe ruajtjen e tij.

Ligjëruesja Albana, nga organizata Democracy Plus para nxënësve ka shpjeguar për rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, çfarë përfshin ai dhe si mund të kontribuojmë në mbrojtjen e tij.

Gjatë aktivitetit, nxënësit iu përgjigjën disa pyetjeve rreth mjedisit përmes skanimit të një kodi QR. Gjithashtu, nxënësit folën për riciklimin dhe ripërdorimin e sendeve, duke kujtuar se edhe gjyshet tona dikur i ripërdornin gjërat në vend që t’i hidhnin.

,,Ky aktivitet na ndihmoi të kuptojmë se edhe veprimet e vogla të përditshme mund të kenë ndikim pozitiv në mjedis,, thanë nxënësit pjesëmarrës, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për Albanën dhe organizatën Demokraci Plus për këtë aktivitet të dobishëm dhe për njohuritë që morën rreth mbrojtjes së mjedisit. Kjo përvojë na kujtoi se kujdesi për mjedisin fillon nga secili prej nesh.

You Might Also Like