Komunikatë e Degës së LDK-së në Gjilan
Gjilani po kalon ditë të rënda dhe tronditëse. Pesë vrasje brenda tri javësh kanë prekur thellë qytetarët dhe kanë krijuar shqetësim të madh në shoqërinë tonë.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Gjilan, shprehim ngushëllimet më të përzemërta për familjarët e viktimave, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve të drejtësisë dhe organeve kompetente, në të cilat besojmë të gjithë, që të veprojnë me profesionalizëm, paanshmëri dhe vendosmëri, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend dhe përgjegjësit të marrin dënimin e merituar.
Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet i pakompromis i çdo institucioni.
Në këtë frymë përgjegjësie qytetare dhe politike, kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media në selinë e degës, ku ka bërë të ditur se LDK në Gjilan po përgatitet për vitin zgjedhor që e pret partinë dhe strukturat e saj.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun
LDK – Gjilan,




