Gjilan, 05 nëntor 2026
Më datën 05.11.2026 me dyshimin për armëmbajtje pa leje është realizuar kontrolle tek tre persona të dyshuar meshkuj kosovar të cilët ishin duke qëndruar në një kafeteri në qytetin e Gjilanit.
Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale për gjykatën; një (1) armë pistoletë e kalibrit 9×19 mm me një (1) karikator dhe dhjetë (10) fishekë, një (1) pistoletë e llojit TT e kalibrit 7×62 mm me një (1) karikator dhe tetë (8) fishekë, një (1) pistoletë e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm me një (1) karikator dhe shtatë (7) fishekë dhe një mjet i ftohtë (thikë)
Të tre të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.




