Komunikatë e degës së PDK-së në Gjilan
SKANADAL: Alban Hyseni e bënë axhën me lokal afarist, e lejon të uzurpoj hyrjen e banorëve të një banese në qendër të Gjilanit
Qytetarët e Gjilanit dje e sot kot kanë reaguar për uzurpimin e pronës publike, e që është hyrje e një banese kolektive nga axha i kryetarit të komunës Alban Hyseni.
Murtez Hyseni gjatë këtij vikendi u bë me lokal afarist në qendër të Gjilanit, qytetarët reaguan por inspeksioni ka heshtur me urdhër të kryetarit të komunës Alban Hyseni. Uzurpimi dhe ndërtimi u nis dhe u përfundua për tri ditë.
Ky uzurpim i pronës publike është kulmi i tkeqes që e ka kapluar qytetin e Gjilanit. Ky kryetar komune i ka ditët e numëruara në qeverisjen komunale dhe po e shfrytëzon maksimalisht përveç tjerash edhe me uzurpim të pronave publike.
Korrupsioni është në kulm përshkak lejimit të ndërtimeve pa leje kudo nëpër qytetin e Gjilanit. Prokuroria Themelore duhet të veprojë menjëherë për këtë uzurpim të pronës publie por edhe për të gjitha ndërtimet pa leje.
Partia Demokratike e Kosovës do të denoncojë këtë kryetar komune edhe për këtë uzurpim të pronës, përshkak mosveprimit institucional.