ARSIMI

Madhështore: Dy motra nga Gjilani,  Edona dhe Anisa Murseli në të njëjtën ditë diplomojnë në SHBA

Dy motra nga Gjilani, në të njëjtën ditë kanë diplomuar në njërin ndër universitetet më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Yale University, shkruan kryelajmi.com.

Edona dhe Anisa Murseli ia kanë dalë që të diplomojnë në Yale University, që është ndër dhjetë universitetet më të mira në botë. Ato ishin bursiste të këtij universitetit, në shumë 340 mijë, gjegjësisht 180 mijë dollarë si dhe gjetën përkrahjen e qeverisë amerikane.

Të dy motrat, të shkolluara në Gjilan, njëra në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan e tjetra në Gjimnazin Matematikor në Prishtinë kanë treguar rezultate të mëdha në SHBA, duke dëshmuar se kur punohet me përkushtim e zell rezultatet në mungojnë.

Edona Murseli përfundoi Fakultetin e Arkitekturës në Prishtinë e tashti diplomoi në Yale University në nivelin master, derisa motra e saj Anisa Murseli ka diplomuar po në këtë universitet në nivelin bachelor.

Të dyja rrjedhin nga një familje me traditë në shkollim, ngase babai i tyre, Zijadin Murseli për dekada të tëra është profesor i matematikës, derisa edhe xhaxhai i tyre Sejdullah Murseli është profesor në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.

Pjestarë të familjes Murseli kanë shkruar:

“Krenari për familjen tonë Murseli, për qytetin e Gjilanit dhe për mbarë kombin shqiptar!

Sot është një ditë e veçantë dhe një rast i rrallë, ku dy motrat nga Gjilani, Edona dhe Anisa Murseli diplomuan me sukses në Yale University, një ndër 10 universitetet më të mira në botë.

Edona përfundoi studimet në nivel Master, ndërsa Anisa në nivel Bachelor.

Le të shërbejë kjo arritje si frymëzim për të rinjtë tanë!“. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like