Viti

Numër i madh i qytetarëve i dhanë lamtumirën e fundit të riut Ideal /Mufail/ Halabakut

Me një pjesëmarrje masive të një numri të madh të qytetarëve sot në orët e vona të pasditës u varros i riu pozharanas Ideal /Mufail/ Halabaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident në autostradën “Arbën Xhaferi “ dje në urën afër fshatit Bob të Kaçanikut.

Në varrimin e tij në varrezat e qytezës në Pozharan morën pjesë një numër shumë i madh i qytetarëve.

Ideal Halabaku /26/ vjeçar humbi jetën tragjikisht të dielën në urën e autostradës “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob të komunës së Kaçanikut. Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat se si ka ardhur deri tek aksidenti dhe humbja e jetës së të riut pozheranas. Aziz Zuka

You Might Also Like