
Shkruan: Kujtim Sadriu
Presheva përballë sfidave të zhvillimit arsimor një apel për veprim institucional. Politika lokale me urbanizmin po krijonë barijera.
Në dhjetor të vitit 18.12.2023, pata një takim udhëzues me përfaqësuesen e Trupit Kombëtar për Akreditim Fillestar dhe Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, për të mësuar hapat e nevojshëm për themëlimin e Fakultetit Pedagogjik në Preshevë. Bazuar në këto udhëzime, fondacionin e siguruar dhe në përkushtimin e bashëpuntorve si themelues, vendosa që tarifa për studentët të jetë 12.000 dinarë për semestër, duke u kujdesur që arsimi i lartë të jetë i qasshëm për të gjithë.
Megjithëse janë siguruar mbi 500.000 euro fonde të garantuara, që prej asaj kohe, procesi ka mbetur i bllokuar jo për arsye akademike apo financiare, por për shkak të pengesave të vazhdueshme burokratike dhe mungesës së përgjigjeve nga sektori i urbanizmit.
Prej muajit shkurt 2024 kam kërkuar me shkrim udhëzime për rregullimin e dokumentacionit që lidhet me lejen e përdorimit të objektit, por deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigje zyrtare. Mungesa e komunikimit institucional dhe pasiguria ligjore kanë penguar jo vetëm këtë iniciativë, por kanë dëshmuar për një problem më të thellë në funksionimin e administratës. E cila mund të konsiderohet hipokrizë, paaftësi dhe sabotim ndaj dijes në Preshevë.
Edhe më shqetësuese është fakti se në disa raste të tjera janë lëshuar dokumente për objekte të ngjashme, pa ndjekur të njëjtat procedura që në rastin tim kërkohen me përpikëri. Kjo ngre pyetje serioze mbi barazinë para ligjit dhe funksionimin objektiv të institucioneve.
Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që nismat për zhvillimin e arsimit në këtë rajon hasin në vonesa dhe pengesa. Në përvojën time të mëparshme me themelimin e Universitetit të Novi Pazarit, pata vërejtur një mungesë mbështetjeje dhe një atmosferë jo konstruktive që, në vend të inkurajimit të përparimit, krijonte pasiguri dhe pengesa.
Sot, përballë heshtjes së zgjatur institucionale, nëse nuk merret një përgjigje zyrtare brenda një afati të arsyeshëm, do të detyrohem të ndërmarr një veprim simbolik proteste duke hyrë në grevë urie para ndërtesës së Komunës së Preshevës jo për interes personal, por si shenjë alarmi dhe ndërgjegjësimi për gjendjen e papranueshme në të cilën ndodhet administrimi lokal.
Ky nuk është vetëm problemi im. Qindra qytetarë të Preshevës po përballen me situata të ngjashme: mungesë përgjigjesh, mosfunksionim të shërbimeve dhe ndalesa të pashpjeguara në dokumentacionin e tyre ligjor. Kjo tregon për nevojën urgjente për transparencë, profesionalizëm dhe përgjegjësi institucionale.
Në fund, ky apel nuk është kundër askujt por për Preshevën, për një administratë që punon për qytetarin, për arsim cilësor dhe për një të ardhme ku pengesat burokratike nuk do të shkatërrojnë mundësitë për zhvillim.
Koha nuk pret. Zhvillimi nuk mund të vonohet më.
P.S Unë do ta bëjë, ndërsa Ju…!