Sporte të tjera

Gjimnastet e KGJ “Halil Alidema” sërish shkëlqejnë në gara republikane

Në sallën e Fakultetit të Edukimit Fizik, Federata e Gjimnastikës së Kosovës mbajti garat e nivelit B. Në këtë garë të fortë morën pjesë 12 ekipe, prej tyre dy ishin nga Shqipëria.

Gjimnastet e Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema”, të cilat udhëhiqen nga pedagogu i sportit dhe kryetrajneri Hazir Alidema patën paraqitje të shkëlqyeshme.

Ky ekip u përfaqësua me 9 gjimnaste, ku 8 prej tyre u stolisën me medalje dhe mirënjohje nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës.

Ato garuan ne 3 disciplina : Parter, Kapërcime dheTra ekuilibror. Gjimnastet të cilat arritën rezultate në këto gara ishin:

  1. Asja Spahiu
  2. Aria Kërqeli
  3. Viola Haziri
  4. Ola Bislimi
  5. Valza Beqiri
  6. Lorena Idrizi
  7. Unesa Kastrati
  8. Erleta Sopi (4)

“Jam krenar që me punën e pandalshme për këtë sport, me vajzat e gjimnastikës në Gjilan dhe Viti, ky klub të jetë shembull se si arrihen rezultatet. Ësht një rrugëtim që më mbush me krenari dhe dashuri për sportin . Klubi Gjimnastikës “Halil Alidema” është premtues për të ardhmen e gjimnastikës kosovare”, ka thënë profesori Hazir Alidema. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like