Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve Gjilani – Drenica dhe Ballkani – Drita. Derisa në Gjilan nuk ka gola në Suharekë Ballkani po udhëheq ndaj Dritës me rezultat 1:0
Gjilani e Drenica në pjesën e parë të lojës luajtën një lojë të plogsht e pa raste të mira shënimi. Kështu në minutën 21, Edi Basha qëlloi nga 16 metra, por portieri Gomez e priti topin duke e dërguar në fundore. Në minutën 33 Prapashtica pasoi për Rrahmanin, por portieri Gomez e mbylli këndin dhe dërgoi topi në në fundore. Nga gjuajtja nga këndi harkoi Thaqi, kurse Adili gjuajti me kokë e topi shkoi jashtë portës. Drenica rastin më të mirë e patin ë minutën 36, kur Kreshnik Uka shërbeu Igball Jasharin, që gjuajti por që Laroshi e evitoi rrezikun.
Në Suharekë pas një loje të nivelizuar, në minutën 40, pas një gjuajtje nga këndi nga e djathta, në tollovinë e krijuar Manaj nuk e largoi topin si duhet dhe në të ndërhyri Valid Hamidi që e dërgoi në mes të portës për rezultatin 1 :0 për Ballkanin. Në minutën 43, Drita ka shënuar nëpërmjet Manajt, por pas rishikimit të situatës në VAR goli është anuluar./kryelajmi.com/.