FC Drita, kampione e Kosovës në Futboll, këtë të diele, në Vushtrri do të përballet me ekipin me të njëjtin emër edhe atë në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës në Futboll.
Ekipi bardh e kaltër, që deri më tashti ka zhvilluar vetëm një ndeshje në kampionat dhe ka një fitore, këtë të diele do të kërkojë këndelljen pas eliminimit nga garat e Europa Conference League, ku pas dy ndeshjeve me rezultat të barabartë, Drita u eliminua pas ekzekutimit të penaltive.
Kundërshtari I Dritës, Vushtrria, që sivjet është inkuadruar në Superligë nuk ia ka dalë të organizohet mirë dhe sivjet nuk di për fitore, andaj në këtë ndeshje Drita është favorit absolut, duke treguar se humbja ndaj Inter d’Esclades ishte vetëm një episod I keq I FC Drita, e cila edhe sivjet synim ka titullin kampion, të tretin me radhë. /kryelajmi.com./




