Besnik Krasniqi, mbrojtës i djathtë i FC Drita ka qenë vendimtar në fitoren 1:0 ndaj Llapit, ngase ishte i saktë nga penaltia në minutën 33, por në fund të ndeshjes u ndëshkua me të kuq, megjithatë ndryshim në rezultat nuk pati. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar.
Me këtë fitore minimale, por të vlefshme, Drita mbetet në garë për të mbrojtur titullin e kampionit.






