Tani më lagjja “Dheu i Bardhë”, ka marr një pamje krejt tjetër, pas përfundimit të punimeve në rrugët kryesore.
Këto rrugë ishin në gjendje të mjerueshme për vite me radhë, derisa tash, ka pamje të re.
Pas asfaltimit është bërë edhe shënjimi i rrugës kryesore të kësaj lagjeje.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se lagjja “Dheu i Bardhë” tashmë është me pamje komplet të re.




