Sportet me dorë

KV Drita – femrat fituese të Kupës së Kosovës në volejboll

DRITA FITON KUPËN E KOSOVËS – FEMRAT
Fer Volley 2-3 Drita
25-18, 25-22, 27-29, 22-25, 13-15
Në një finale spektakolare dhe plot emocion, Drita përmbysi rezultatin nga 0-2 në 3-2 ndaj Fer Volley, për të fituar Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave.
Skuadra gjilanase tregoi karakter të jashtëzakonshëm, duke fituar tre setet e fundit dhe duke siguruar trofeun pas një dueli dramatik në Pallatin e Sporteve ‘1 Tetori’.
🏐 Finalja dhuroi spektakël të vërtetë për tifozët, me Fer Volley që dominoi dy setet e para, ndërsa Drita reagoi fuqishëm për të përmbysur gjithçka dhe për të ngritur trofeun e shumëpritur.
🎉 Një finale e denjë për Final Four-in dhe një festë e madhe për volejbollin kosovar.

You Might Also Like