Sportet me dorë

U MBYLL ME SUKSES TURNEU I BEACH VOLLEY KAMENICA 2026

Një tjetër aktivitet i suksesshëm i volejbollit në rërë u përmbyll në kuadër të Kamenica Summer Fest 2026, ku sportistët dhuruan ndeshje cilësore, rivalitet të fortë dhe atmosferë të shkëlqyer sportive.
🥇 Fitueset në konkurrencën e femrave u shpallën Xhudjena Kruti dhe Lyra Pireva, të cilat me paraqitje të shkëlqyer siguruan vendin e parë në turne.
🥇 Në konkurrencën e meshkujve, vendi i parë i takoi çiftit Ermal Maliqi dhe Erion Bajrami, të cilët triumfuan pas paraqitjeve bindëse gjatë gjithë garës.
Turneu u organizua nga Komuna e Kamenicës, në kuadër të Kamenica Summer Fest 2026, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin në promovimin e sportit dhe aktiviteteve rekreative gjatë sezonit veror.
👏 Federata e Volejbollit e Kosovës shpreh urimet dhe përgëzimet më të sinqerta për Komunën e Kamenicës dhe të gjithë organizatorët për organizimin e shkëlqyer të këtij turneu, si dhe i uron fituesit për suksesin e arritur.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë pjesëmarrësit që kontribuan në një tjetër aktivitet të suksesshëm të beach volley në Kosovë.

You Might Also Like