Kampioni në fuqi i Kosovës ka blinduar me kontrata të reja tre nga yjet e tyre: portierin më të mirë në Kosovë, Faton Malokun , mbrojtësin e krahut të djathtë Besnik Krasniqin dhe zyrtarisht lojtarin më të mirë të vitit 2025 në Kosovë, Arb Manajn .
Kjo treshe tanimë ka nënshkruar kontrata të reja, duke u konfirmuar në skuadrën e Zekirija Ramadanit .
Maloku është pjesë e Dritës që nga viti 2019, Besnik Krasniqi që nga viti 2022 dhe Arb Manaj që nga janari i vitit 2024 .
Kjo treshe ka luajtur rol jashtëzakonisht të madh në sukseset e fundit të Dritës, duke u shpallur kampion dhe duke luajtur në grupet e Ligës së Konferencës.
Punë shumë e mirë nga drejtuesit e skuadrës bardhekaltër, duke blinduar me kontrata të reja më të mirët e skuadrës.




