Pata kënaqësinë të mirëpres Halit Kadriun dhe Shqipe Isufi-Kadriun, të cilët kanë përshkuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm me biçikleta nga Zvicra deri në Gjilan.
Me moton “Go to Kosova”, ata promovuan vendin tonë gjatë gjithë këtij udhëtimi, duke përcjellë një mesazh të bukur për Kosovën dhe lidhjen e pandashme me atdheun.
I falënderoj për këtë vizitë dhe uroj që rrugëtimi i tyre të mbetet frymëzim për shumë të tjerë.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit





