Komuna e Gjilanit ka publikuar rezultatet përfundimtare të konkursit për pozitat e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet arsimore, pas përfundimit të testit me shkrim dhe intervistave me gojë, përfshirë portfolion.
Për pozitën e drejtorit, në Gjimnazin shoqëror “Zenel Hajdini” është përzgjedhur Ilir Vokshi, në Shkollën e Muzikës Arta Nuhiu, në SHFMU “Thimi Mitko” Zaim Zymeri, në SHFMU “Musa Zajmi” Ramadan Dermaku, ndërsa në SHFMU “Abaz Ajeti” Fatmir Kastrati.
Drejtorë janë përzgjedhur edhe Qefsere Behuli në SHFMU “Rexhep Elmazi”, Enis Shurdhani në SHFMU “Sadulla Brestovci”, Nexhibe Dalipi në SHFMU “Abdullah Tahiri” në Malishevë, Arbenita Zeqiri në SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Vllikincë, Agim Saqipi në SHFMU “Vehbi Ibrahimi” në Uglar, Fadil Musliu në SHFMU “Vatra e Diturisë” në Livoç të Epërm, Ajvaz Beqiri në SHFMU “Vesel Muja” në Mihir, Qemajl Ramadani në SHFMU “Bajram Curri” në Shurdhan dhe Rexhep Arifi në SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërçan.
Në institucionet parashkollore, drejtoreshë në IP “Ardhmëria 1” është përzgjedhur Dardane Shabani, në IP “Ardhmëria 2” Merita Zejnulahu, në IP “Integji” Drita Rexhepi, në IP “Dardania” Adelina Pocesta, ndërsa në IP “Dobërçani” Teuta Selishta.
Për pozitat e zëvendësdrejtorëve, në Gjimnazin shoqëror “Zenel Hajdini” është përzgjedhur Enver Këqiku, në Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti” Agim Asllani, në IAAP “Mehmet Isai” Minavere Hasani Berisha, në IAAP “Marin Barleti” Fadil Latifi, në SHFMU “Selami Hallaçi” Fikrije Latifi, në SHFMU “Musa Zajmi” Gazmend Arifi, ndërsa në SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër Sami Kadriu.
Komisioni ka njoftuar se për tri pozita, drejtor në SHFMU “Zija Shemsiu”, drejtor në SHFMU “Nazmi Hoxha” dhe zëvendësdrejtor në SHFMU “Thimi Mitko”, nuk ka kandidatë fitues, pasi asnjëri nuk ka arritur pragun e kërkuar prej 70 për qind të pikëve të përgjithshme.
Kandidatët e pakënaqur me vendimin mund të paraqesin ankesë brenda tetë ditësh nga pranimi i tij.
Rezultatet janë nënshkruar nga Samir Berisha., kryetar i komisionit si dhe anëtar tjetër ka qenë Avdil Islami dhe një.përfaqësues nga Ministria e Arsimit.





