Gjilan

Aktivitete vetëdijësuese për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet online

Gjilan, 21 prill 2026

Në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve nga rreziqet e lojërave online”, Njësia Sektor dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan, në bashkëpunim me zyrtaren e Qendrën për unë sociale në Gjilan znj. Amire Hoxha, janë duke realizuar ligjërata me temën “Siguria në Internet”.

Këto aktivitete kanë për qëllim rritjen e vetëdijes tek fëmijët dhe të rinjtë lidhur me rreziqet dhe pasojat që mund të vijnë nga përdorimi i pasigurt i internetit, me fokus të veçantë mbrojtjen e tyre nga abuzimet online, përfshirë bullizimin digjital etj. Njëkohësisht gjatë ligjëratave janë prezantuar edhe mënyrat e mbrojtjes dhe procedurat e raportimit në rastet e keqpërdorimeve në organet kompetente.

Ligjëratat janë zhvilluar në disa shkolla të komunës së Gjilanit ku pjesëmarrës kanë qenë nxënësit e klasave VI–IX, në mënyrë interaktive, duke inkurajuar pjesëmarrjen aktive të nxënësve përmes pyetjeve dhe diskutimeve të hapura. Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit kanë përfituar këshilla praktike nga zyrtarët e pranishëm, ndërsa janë shpërndarë edhe fletushka informuese me udhëzime për siguri në internet.

You Might Also Like