Gjilan

Nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” për një planet më të pastër

Dita Botërore e Tokës, 22 prilli është një moment i veçantë që na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe përgjegjësinë që kemi ndaj planetit tonë.
Me këtë rast, nxënësit e paraleleve XI-1 dhe XI-2, të udhëhequr nga profesoresha e fizikës, Selvete Sylejmani u angazhuan me përkushtim në realizimin e punimeve të ndryshme kreative dhe edukative, të cilat pasqyruan ndërgjegjësimin e tyre për çështjet mjedisore.
Ata përgatitën prezantime dhe materiale informuese që trajtonin tema si ndotja, riciklimi, ruajtja e biodiversitetit dhe rëndësia e kujdesit për natyrën. Gjatë prezantimit të punimeve të tyre, nxënësit ndanë ide dhe mesazhe frymëzuese, duke theksuar se secili prej nesh mund të kontribuojë në mbrojtjen e Tokës përmes veprimeve të vogla të përditshme.
Kjo ditë jo vetëm që shërbeu si një aktivitet edukativ, por edhe si një thirrje për reflektim dhe veprim, duke nxitur te të rinjtë ndjenjën e përgjegjësisë për një të ardhme më të pastër dhe më të qëndrueshme.
Nxënësit fillimisht folën për një historik të vendimit për Ditën e Tokës, që nisi në Paris dhe në të cilin morën pjesë mbi 130 shtete.
Nxënësit prezantuan punime, ku shpjegohej se si të ruajmë ujin, të mbrojmë ambientin, dhanë mesazhe për tokë, duke paraqitur të mirën dhe të keqen me moton se ,, Toka nuk ka zë, por ne duhet të marrim masa që t’a ruajmë atë,,  për ndotjen e ujit, se si të mbrojmë planetin e të kujdesemi për bimët dhe mesazhe të tjera inkurajuese, ngase siç u tha nga nxënësit ,,Toka nuk na përket neve, por ne i përkasim tokës.
               

You Might Also Like