Gjilan

Aktivitete zgjedhore të LVV-së në Gjilan

Kodra e Dëshmorëve foli sot: bashkë për Shtet për Krejt.
Në tubimin me banorët e lagjes Kodra e Dëshmorëve, ku morën pjesë kandidatët për deputetë: Liza Gashi, Shpend Nuhiu, Labinotë Demi Murtezi, Haki Huruglica, Arbëreshë Kryeziu Hyseni dhe Nevzad Asllani, energjia ishte për fitore të madhe më 7 qershor.
Mandati i ardhshëm do të jetë mandat i infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, industrisë ushtarake, bizneseve industriale dhe zejtare; mandat i shtetit për krejt.
Për mirëmenaxhimin e parasë publike mjafton t’i shikojmë ndërmarrjet tona. Nga 17 ndërmarrje publike, 15 punonin me humbje kumulative prej 59 milionë eurosh, në dëm të buxhetit të shtetit, para qeverisjes sonë.
Me ne, ndërmarrjet i sjellin fitim shtetit, plot 195 milionë euro.
Keqqeverisja ka qenë e kushtueshme për popullin e Kosovës. Prandaj, na duhet Byroja për konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe zotohemi se do ta bëjmë.
 

Livoçi i Ulët ia qet pikën.

Energjia e fitores po ndihet në çdo takim, mes banorëve të lagjeve të qytetit e fshatrave të komunës së Gjilanit. 7 qershori do të renditet në kalendarin e datave me rëndësi për vendin, kur qytetarët bëjnë hapin përpara drejt progresit, për drejtësi dhe mirëqenie sociale, për shtet.

Kandidatët për deputetë: Labinotë Demi Murtezi, Nevzad Asllani, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, dhe Shpend Nuhiu, folën për punën e mirë që është bërë dhe që duhet të vazhdojë në mandatin tjetër.

Më 7 qershor do t’u themi JO atyre që dëshirojnë të bëjnë diga në Parlament. Nuk ka nevojë Parlamenti për diga; Kosova ka nevojë për pesë diga të reja, dhe do t’i ndërtojmë ato për bujqësinë dhe industrinë.

You Might Also Like