Arti pamor

ARTI, KOMUNIKIM PËRMES NGJYRAVE

Shkruan: Erdë Mehmeti

             

Të pikturosh do të thotë të shkruash poezi, pa pasur nevojë të thurësh fjalë, do të thotë të këndosh këngë, pa pasur nevojë të përdorësh vokalin. E më e rëndësishmja, të pikturosh do të thotë të krijosh magji, pa shkop magjik.

Nga qyteti i Gjilanit, si vepër artistike në vete, burojnë artistë të shumtë të pikturuar me ngjyrat më magjepsëse të jetës. Këta krijues të botërave imagjinare, shkrijnë të gjitha emocionet njerëzore mbi letrën e bardhë, e cila transformohet në një portal të universeve paralele. Mirëpo, këta artistë kanë nevojë për një mbështetje, në mënyrë që veprat e tyre të shkëlqejnë, e të harmonizohen me natyrën vezulluese.

E askush më mirë se vetë artistët e Gjilanit, nuk e gjykon më mirë rëndësinë e artit dhe se sa po vlerësohet ai në periudhën bashkëkohore.

Për të trajtuar këtë temë biseduam me Blerta Hyseni-n, mësimdhënëse në SHFMU “Thimi Mitko” dhe asistente në universitetin “Kadri Zeka”, Gjilan. Tani, në përfundim të doktoratës për Artet Vizuale në Sofia të Bulgarisë. Blerta Hyseni pati ekspozitë individuale në qytetin Plovdiv të Bulgarisë dhe ishte pjesëmarrëse e shumë ekspozitave kolektive në Kosovë , Indi, Texas , Bulgaria …etj.

Blerta HYSEN, piktore

” Arti figurativ ka një rëndësi të madhe në kulturën dhe shoqërinë tonë. Përmes artit , artistët shprehin emocione, ide ,histori , njohuri, përceptime etj.
Arti është një mënyrë e fuqishme për të komunikuar me audiencën, për të shprehur kritikën sociale, për të shprehur identitetin kulturor, dhe për të shfaqur bukurinë.
Gjithashtu, arti figurativ ka një rol të rëndësishëm në historinë e artit, duke pasur ndikim në zhvillimin e stileve artistike dhe interpretimin e ndryshimeve në shoqëri dhe kulturë.
Përtej kësaj, arti figurativ ka edhe një dimension estetik që mund të frymëzojë, të emocionojë, dhe të ndikojë thellë në njerëzit. Është një mënyrë për të eksploruar mendjen, për të shprehur imagjinatën, dhe për të shkaktuar reflektim. Prandaj, rëndësia e artit figurativ është e madhe në të gjitha aspektet e kulturës dhe shoqërisë sonë.”- tha Hyseni.

Znj. Blerta Hyseni tregoi edhe se si krijohet një vepër artistike e cila ”komunikon” me shoqërinë:

“Për të krijuar një vepër artistike që komunikon me shoqërinë, është e rëndësishme të kesh një qasje të qartë dhe të ndjeshme ndaj temës.
Janë disa hapa që mund të ndiqen:
— Identifikoni temën dhe mesazhin:
Filloni me një ide ose temë që ju intereson dhe që do të donit ta komunikonit. Mendojeni thellë dhe përcaktoni mesazhin tuaj. Për shembull a doni të shprehni emocionet, të theksoni një problem shoqëror, ose të ndani një perspektive të re?
—Studioni audiencën tuaj: Kuptoni për këndvështrimin dhe interesat e mundshme të audiencës së veprës tuaj. Kjo ju ndihmon të kuptoni se si të komunikoni më efektivisht mesazhin tuaj.
—Zgjidhni teknikën e duhur: Zgjidhni teknikën artistike që mendoni se përshtatet më mirë me temën dhe mesazhin tuaj. Pavarësisht nëse është pikturë, skulpturë, fotografi, video, apo një lloj tjetër i artit, teknika duhet të përshtatet me mesazhin që doni të dergoni.
— Punoni me pasion: Krijojeni veprën tuaj me pasion dhe perkushtim. Përdorni aftësitë tuaja artistike për të shprehur me forcë idetë tuaja.
—Shpërndani veprën tuaj: Përhapja e veprës suaj është një hap i rëndësishëm. Ekspozoni veprën në galeri, në rrjetet sociale, në festival artistik, ose në ativitete të tjera artistike. Ndani veprën tuaj me audiencën dhe bëni diskutime rreth saj.
—Prano kritikat dhe komentet: Prano kritikat dhe komentet, pozitive dhe negative, dhe përdorni ato për të përmirësuar veprën tuaj në të ardhmen.
—Mbani lidhjen me audiencën: Pas krijimit të veprës, mbani lidhjen me audiencën tuaj përmes komunikimit në rrjetet sociale dhe prezantime publike.
Përmes këtyre hapave, ju mund të krijoni një vepër  artistike që komunikon me shoqërinë dhe ka një ndikim pozitiv në audiencën tuaj”, Tha znj. Hyseni.

Znj. Hyseni ka një vlerësim pozitiv rreth artit në ditët e sotme. Sipas saj, nga viti në vit është në rritje interesimi i njerëzve për artin, e kjo për shkak të evenimenteve të ndryshme, ku shihet një numër i konsiderueshëm i vizitorëve. Po ashtu, ajo theksoi se të rinjtë kanë mundësi të ndryshme për tu bërë artistë të shkëlqyer, sepse në ditët e sotme çdo punë është e mundur përmes kompjuterit –internetit, e artistët e ri po i thyen tabutë dhe po krijojnë arte nga më të ndryshmet, dhe kjo mundësi është një arsye që të rinjtë stimulohen dhe e gjejnë vetën në art.

Znj. Blerta Hyseni ka edhe një këshillë për gjeneratat e reja:

“Mund të them se vetë jeta është art …
Arti ka të bëjë me të bukurën ,kështu që bashkangjituni me bukurinë” –  Blerta Hyseni

Arti i’a mundëson njerëzve  të shikojnë përtej asaj që është e nevojshme për të mbijetuar dhe i shtyn njerëzit të krijojnë vepra kreative e tërheqëse./kryelajmi.com/.

 (Autorja është gazetare praktikante në Gazetën Online kryelajmi.com)

You Might Also Like