Futboll

Drita barazon në Zvicër me Aarau

Drita ka zhvilluar ndeshjen miqësore ndërkombëtare ndaj Fc Aarau në Zvicër e cila është mbyllur me barazim 2:2.

Për Dritën shënoi Almir Ajzeraj në minutën e 46-të dhe Blerim Krasniqi në minutën e 84-të.

Në këtë duel ishin të pranishëm një numër i madh i tifozëve, ku shumica ishin shqiptarë.

“Ndeshja jonë testuese ndërkombëtare kundër top klubit kosovar Drita përfundon para rreth 2’000 shikuesve me barazim 2:2. Golat e FCA-së: Koide dhe Fazliu” thuhet në postimin e Aaraut.

You Might Also Like