Drita e Gjilanit, kampione e Kosovës në volejboll dhe fituese e kupës, ka mposhtur Kastriotin e Ferizajt në garat për kupë me rezultat të pastër 3:0. Fitorja është edhe më e vlefshme aq më parë, që para disa ditësh, Kastrioti në Ferizaj e kishte mposhtur Dritën me rezultat 3:0, por në mungesë të pasueses së Dritës, Blinera Jaha, e cila ishte e lënduar.
Drita ka ngadhënjyer në setin e parë me rezultat 25:23, në një set që ishte i paqartë, kurse në setin e dytë Drita ka qenë edhe më e mirë, duke e stopuar Kastriotin në 20 pikë, kurse seti më interesant dhe që ngriti publikun në këmbë, ishte ai i treti, në të cilin Drita mposhti ekipin mysafir me rezultat 26:24.