Sportet me dorë

Drita lëshon fitoren nga duart, Galatasaray bindshëm ndaj grekeve

E kishin fitoren në dorë dhe gjithçka po shkonte mirë në ndeshjen Drita – Skënderbeu i Korçës në Volejboll në kuadër të Kupës Ballkanike për klube që po zhvillohet në Gjilan, por kur u duk se korçaret u dorëzuan, doli krejt ndryshe, ishin gjilanaset që për një moment i lëshoi forca dhe e humbën ndeshjen në pesë sete 2:3.

Volejbollistet e Dritës patën paraqitje të mirë por në fund pësuan disfatë. Ishin korçaret që fituan setin e parë 27:25 e në setin e dytë e të tretë, Drita ishte më e mirë. Fitoi fillimisht 25:18 dhe më pas 25:23. Ishte afër ta fitonte edhe setin e katërt dhe gjithë ndeshjen, por e humbi atë 25:23.

U desh që të luhet seti i pestë vendimtarë, në të cilin Drita ra tërësisht dhe mysafiret e fituan atë bindshëm me rezultat 6:15.

Para kësaj ndeshje ishte zhvilluar ndeshja ndërmjet gjigantit evropian Galatasaray dhe Markuopolos të Greqisë, të cilën e fituan turket me rezultat bindës 3:0.

Nesër në program janë ndeshjet e xhiros së tretë, ku do të përballen Skënderbeu – Markopuolos dhe Drita – Galatasaray./kryelajmi.com/.

You Might Also Like