Sportet me dorë

KB Drita mposhtet bindshëm në fushë të vet nga Vushtrria

 

Skuadra e Vushtrrisë ka arritur një fitore tepër të lehtë ndaj Dritës sonte, derisa e ka mposhtur në Gjilan me rezultat të thellë, 48-95. Vushtrriasit kanë qenë më të mirë në secilin çerek se gjilanasit, ndërsa Ramadan Zekiqi me 22 pikë, Drinor Gërxhaliu me 21 dhe Donat Musa me double-double prej 12 pikëve dhe 11 kërcimeve kanë qenë më të dalluarit te ekipi fitues.

Me këtë fitore, Vushtrria nis stinorin me bilanc 2-0, ndërsa Drita do të duhet të kërkojë fitoren në ndonjë xhiro tjetër, aktualisht janë 0-1.

You Might Also Like