ÇIFTET E GJYSMËFINALES – KUPA E KOSOVËS
Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll, duke përcaktuar çiftet që do të përballen në këtë fazë të garës.
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës janë në sistemin vajtje-ardhje.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9 prill, ndërsa ato kthyerse më 23 prill.
Federata e Futbollit e Kosovës
Çiftet janë këto:
Llapi – Drenica
Drita – Prishtina